Policia ka identifikuar kufomën që u gjend mesditën e së dielës i groposur në fshatin Priskë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se viktima është një banor i Tiranës, i cili rezulton i humbur prej afro dy muajsh. Të dhënat flasin për 36-vjeçarin Vasil Biba. Për identifikimin e kufomës, që rezulton se ishte qëlluar me dy plumba pistolete 9 mm, në kokë dhe në zemër, janë kryer disa ekzaminime. Burimet bëjnë me dije se identifikimi erdhi nga gjurmët e gishtave të kufomës, të cilat ishin të padëmtuara. Viktima rezulton një person me precedent penalë, i dënuar dy herë gjatë vitit 2015, për fshehje të të ardhurave si administrator i një kompanie private dhe për drejtim të mjetit pa patentë. Për të dy veprat ai ishte dënuar me dy vjet burg, por për shkak të gjykimit në gjendje të lirë ishte fshehur dhe rezultonte i shpallur në kërkim. Vasil Biba, me origjinë nga Pogradeci, rezultonte i humbur që prej muajit Dhjetor, pas një denoncimi të bërë nga bashkëshortja.
Tiranë, identifikohet kufoma e gjetur në Dajt
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Demokratët akuzojnë Departamentin e Drejtësisë për fshehje dosjesh që përmendin Trump në çështjen Epstein
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…
Del kandidatura e parë për president në Kosovë
AGSH: Stop gjuhës denigruese dhe nxitëse të linçimit publik ndaj gazetarëve





