Pas largimit të Ani Dyrmishit, i cili mori drejtimin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Durrës është hapur gara për kreun e ri të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Burimet saktësojnë se kandidati do të vijë nga Partia Socialiste. Me pak fjalë, ky institucion nuk do t’i kalojë forcave të tjera politike të koalicionit qeverisës. Ndërkohë, emrat që tashmë kanë nisur të diskutohen janë pikërisht të personave që, pas ndarjes së pushtetit në përfundim të zgjedhjeve qëndrore dhe vendore, kanë mbetur të paangazhuar në poste drejtuese, pavarësisht kontributit që ata mund të kenë dhënë. Më të mundshëm mbeten ish-prefektja Natasha Paço dhe Alban Ramohitaj, kreu aktual i Këshillit Bashkiak te Durresit.
Emërimi i kreut të Drejtorisë Rajonale të FSDKSH, në Durrës, është nomenklaturë e Ministrisë së Shëndetësisë. Megjithatë, siç ndosh rëndom në raste emërimesh të tilla, padyshim që do të merret edhe pëlqimi i strukturave politike vendore.





