Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel, ku u takua me homologun e tij Didier Reynders. Ministri Bushati njohu homologun e tij Reynders me zhvillimin e reformave të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, si dhe vendosmërinë për të përmbyllur reformën në drejtësi, si një hap thelbësor për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend. Ministri Bushati falënderoi homologun e tij për zbatimin e reformës konsullore, pa legalizim të dokumenteve mes Belgjikës dhe Shqipërisë. Kjo reformë ka nisur zbatimin më 26 janar të këtij viti. Kriza e refugjatëve dhe efektet anësore të saj për BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte një tjetër pikë diskutimi mes dy ministrave. Sfidat e sigurisë si dhe nevojën për një adresim kolektiv në përballimin e tyre, janë zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bruksel, ministri Bushati: Reforma në drejtësi, hap thelbësor për shtetin e së drejtës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“As një zog nuk e lënë të fluturojë”/ Trump dërgon 1,000 persona në Ankara për Samitin e NATO-s, masa drakoniane sigurie
UEFA reagon ashpër për pezullimin e skualifikimit të Balogun
BMW të paautorizuara/ Si po ndërtohen makina luksoze nga pjesë të mbetura në Rusi?
Mungon pasardhësi i tij, Mojtaba/ Kush janë tre djemtë e Khamenei që morën pjesë në funeral?





