Në videon e radhës të publikuar nga policia mbi ndëshkimet e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shfaqet një drejtues mjeti që ka shkelur semaforin dhe punonjësi i policisë i heq patentën.

Por mes dy palëve ka shpërthyer një debat, pasi qytetari pretendon se semafori ka qenë duke pulsuar dhe nuk ka qenë ndezur ende e kuqja. Shoferi i flet ashpër efektivit të policisë, duke i kërkuar që të mos e acarojë dhe s'ka shanse t'ia heqë patentën.

Polici: Merre me qetësi

Shoferi:  Mos u merr me atë punë jam duke të thënë

Polici: Ndezim pak Driver-in për testin e alkoolit

Shoferi: “Ne jena 4 vetë ti do me më heq patentën mua, s’ka shanse. Me rob, s’ka shanse, mos më acaro mua, Jena katër veta, mu s’ma fut kush, Ok?

Ndiqni në videon më poshtë debatin e plotë mes efektivit të policisë dhe drejtuesit të mjetit.