Muaji shkurt do të dominohet nga reshjet e shiut, por do të ketë temperatura të larta.
Sipas “Meteoalb”, deri në mesin e javës, në zonat e ulëta dhe bregdetare moti do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura shumë të larta, ndërsa zonat malore veriore do të rrezikohen gjatë së hënës nga vranësira dhe shira lokale.
Parashikohet që dita e enjte dhe e premte të dominohet nga vranësira dhe shira. Ndërsa në fundjavë, sërish dominuese do të jenë kthjellimet dhe vranësira të lehta.
Temperaturat e ajrit do të jenë të larta si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke bërë që temperatura maksimale në rang vendi do të jetë deri në 27 apo 28 gradë celcius.
Nga e enjtja deri në fundjavë do të ketë rënie të lehtë e graduale të temperaturave. Temperaturat aktualisht janë gati 10 gradë mbi mesataret shumëvjeçare klimatike të shkurtit.





