Në Australi, policia ka realizuar një nga konfiskimet më të mëdha të sasisë së drogës së paligjshme në historinë e vendit.

Zyrtarët vendës kanë njoftuar se kanë kapur një sasi droge të llojit metamfetaminë në një vlerë që kap shifrat e 900 milionë dollarëve.

Operacioni policor i Australisë në bashkëpunim me policinë kineze, ka filluar që në muajin dhjetor të vitit 2015, i cili u finalizua me arrestimin e 5 personave, 4 nga Hong Kongu dhe një nga Kina.

Droga është gjetur në një anije që po hynte në Sidnej nga Hong Kongu, e fshehur brenda produkteve që po transportoheshin me anije.