Një gomone me dy motorë të fuqishëm është kapur në lumin e Vjosës, pranë fshatit Bishan, në një operacion të Policisë Kufitare dhe Migracionit, në Vlorë, gjatë ditës së diel. Burimet policore kanë bërë të ditur se gomonia, me gjatësi rreth 9 metra dhe 3 metra gjerësi, dyshohet se përdorej për trafik të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë se Shtetit po kryejnë hetimet për zbulimin e rrethanave në lidhje me këtë mjet lundrues dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e pronareve, megjithëse gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues nuk janë konstatuar sende apo materiale të kundraligjshme.
Vlorë, sekuestrohet një gomone në Vjosë, dyshohet se përdorej për trafik
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Analiza e Artan Fugës: Shërbëtorët e popullit me jetë luksoze! Çfarë mbetet veç revoltës?
Flakë në një godinë të braktisur në Durrës, ndërhyjnë banorët e zonës
Ramadani i jep lamtumirën Leçes: 3 vite këtu, sikur të kisha jetuar për 30 vjet, aventura e re në Turqi
Zjarr në një godinë të braktisur në Durrës, ndërhyjnë banorët e zonës (VIDEO)





