Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, gjatë ecjes në këmbë nga Kryeministria tek Hotel "Rogner", nën shoqërinë edhe të kryeministrit Edi Rama, u ndal për disa minuta në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku takoi dhjetëra qytetarë që ishin mbledhur për ta përshëndetur.

Gjatë ndalesës së paparashikuar në protokoll, sekretari Kerry mbajti në krahë edhe një fëmijë për pak çaste, foto të cilën kryeministri Rama e ka postuar në Facebook, me diçiturën “Fotoja e ditës”.