Banorët e qytetit të Vlorës, sidomos ata të zonave rurale, kanë mundësi të kryejnë kontrollin bazë falas edhe pranë banesave të tyre, në rastet kur ata nuk mund të shkojnë të ekzaminohen tek qendrat shëndetësore. Ky shërbim iu ofrohet nëpërmjet laboratorit të lëvizshëm, i cili është vendosur në qytetin bregdetar dhe shkon deri në fshatrat më të largët për të kryer ekzaminimet në popullatë. Ky fakt është pohuar nga zevendesministrja e shëndetësisë Milva Ekonomi, gjatë një vizite pune që ka kryer në kabinetet e check-up në qendrat shëndetësore në Vlorë dhe atë të Novoselës, e shoqëruar edhe nga kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda. "Në Vlorë është edhe laboratori lëvizës i check-up. Kemi zona të largëta të cilat nuk e sjellin dot banorin pranë qendrës por shkon laboratori mobil pranë tij. Ju jeni nga zonat që keni përfituar edhe shërbimin mobil të check-up. Në të tilla raste, janë bërë zgjedhje alternative në mënyrë që të ndihmohet qytetari shqiptar," – ka pohuar zevendesministrja Ekonomi.
Vlorë, fluks vizitash për check-up (video)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Konflikti për pagat, kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë”- BIRN: Ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen dhe debatin publik nga protestat e përditshme
Revista franceze: Nga Thethi në Sarandë, 9 mrekullitë e Shqipërisë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë
Zelensky kërkon shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës pas një skandali të ri
SHBA konfirmon për herë të parë se ka vendosur armë hapësinore në orbitë





