Vonesa prej 45 minuta e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry ka bërë që ky i fundit të mos zhvillojë bisedën me presidentin Bujar Nishani, e parashikuar që të ndodhte ne nje prej sallave të Aeroportit Nderkombetar "Nënë Tereza". Sapo sekretari Kerry zbriti nga avioni, ai e konsumoi në këmbë takimin dhe biseden me kreun e shtetit shqiptar. Sekretari Kerry dhe presidenti Nishani biseduan në këmbë për rreth pese minuta, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Donald Lu.
Se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë u kuptua vetëm pasi sekretari Kerry iu drejtua menjehere Tiranës.





