Në orën 09:45, avioni që mbante në bord sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara, John Kerry, është ulur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas. Rreth orës 09:56, sekretari Kerry zbret nga avioni në tokën shqiptare, ku pritet nga presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Sekretari Kerry do të qëndrojë për pak orë në vendin tonë, ku fillimisht do të ketë një takim me presidentin Nishani, më pas me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, takimin dhe konferencën e shtypit me kryeministrin Edi Rama dhe një takim me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Siç e kanë traditë drejtuesit e lartë amerikanë, edhe sekretari Kerry do të zhvillojë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.