Një tjetër video e publikuar nga Policia e Shtetit, tregon mosbindjen e drejtuesve të mjetit ndaj punonjësve të policisë si edhe fenomen e miqve që vazhdon të funksionojë në Shqipëri.
Gjatë kontrolleve të vazhdueshme të policisë, është ndaluar një drejtues i cili po ngiste makinën e tij “Range Rover” mbi shpejtësinë e lejuar në rrugën e Rinasit.
“O shefo…Jam miku i Selami Kapedanit ene e kom me nxitim. Kush ësht eprori juj ta mor ne telefon”, janë këto disa prej fjalëve që i thotë ky shofer efektivit të rrugores, por ky i fundit, i cili është i pajisur dhe me telekamera trupi, nuk do t'ia dijë për personin në fjalë që i përmend shoferi.
Ndiqni videon për më tepër:





