Ja në çfarë gjendjeje ndodhet sot zona e Plepave dhe segmenti rrugor Plepa – Kavajë.
Siç shihet dhe nga fotot që sjell “DurrësLajm”, në rrugë ka prezencë të lartë uji, i cili në rrethrrotullimin e Plepave arrin deri në 50 cm.
Kjo zonë është një nyje kyçe rrugore, e cila lidh qytetin e Durrësit me asket nacionale drejt jugut të Shqipërisë, e cila iu nënshtrua një konstruksioni të gjerë në vitin 2015. Por pavarësisht miliona lekëve që u derdhën për rindërtimin e saj, e cila përfshinte edhe kolektorin e ujërave, ajo sërish nuk u shpëton përmbytjeve dhe vijon të mbetet një problem tepër shqetësues për këtë zonë prej vitesh.
Mjaftojnë vetëm pak orë reshje shiu, dhe rrugët përfundojnë në këtë lloj derexheje, të cilat për shkak të prezencës së madhe të ujit, kthehen dhe në një rrezik të vërtetë për aksidente.





