Një 39-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti automobilistik në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi në afërsi të kampusit të universitetit në Kënetë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Almir Dragota, 39 vjeç, banues në fshatin Rreth të Durrësit.
Viktima po drejtonte mjetin tip “Toyota” ngjyrë gri me targa AA 577 ED, kur ka dalë nga rruga e është përplasur me trafikndarësen.
Në vendin e aksidentit mbërritën efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





