Familjarët e 41-vjecarit të vrarë në atentat sqarojne te vërteten e ndërrimit të emrit të Xhevahir Brashës. Pak para se t'i jepet lamtumira për në banesën e fundit, miq e të afërm të shumtë të familjes Brasha kanë mbëriturr në vilën trekatëshe, ku pese motrat, nëna dhe bashkëshortja qanin djalin e vetëm të familjes.

Në vilën trekatëshe gratë qanin mbi trupin e 41-vjecarit, ndërsa në banesën përbri priteshin burrat.

Të afërmit sqarojnë se përse Xhevahiri njihet me dy identitete. “Para 20 vjetësh ka shkuar si refugjat nga Kosova me emrin Agim Cakaj, ashtu është regjistruar atje. Me këtë emër e ka edhe pasaportën britanike që mori vite më vonë, si shtetas kosovar, me këtë identiet njihet. Emri Agim Cakaj, ky identiet, i përket dhëndrit të tij, burrit të motrës, e nuk është identet i rremë. Dhëndrin e ka nga Kosova dhe si të gjithë shqiptarët atje për të përfituar dokumenta nga Britania e Madhe ka përdorur atë identitet në emigrim. Me dokumetat angleze ka hyrë e ka dalë në të gjithë Evropën, dhe ka ardhur në shtëpi tek familja, cdo vit,” – sqaruan të afërmit.