Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot ambasadorët e rinj të vendit tonë në Itali, Turqi, Iran, Pakistan, Kuvajt, Gjeorgji dhe Azerbajxhan. Kështu, sipas dekreteve të presidentit, Gent Gazheli emërohet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë dhe ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident. Ndërkohë, Saimir Bala emërohet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kuvajt, Anila Bitri emërohet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë dhe ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit, jorezident.
Tiranë, presidenti Nishani dekreton ambasadorët e rinj, Gazheli shkon në Turqi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U arrestuan pas dhunës policore te Kuvendi, protestuesit lënë Komisariatin nr.3 te Mine Peza
Arkmorti në duart e protestuesve, reagon Rama: Para 20 vjetësh ishte me të vdekurin brenda
Operacioni policor “Remote”, kapet me minë me telekomandë në makinë 38-vjeçari nga Durrësi
Protesta qytetare dhe kriza e besimit ndaj klasës politike





