Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka bërë të ditur se 409 veta kanë humbur jetën këtë vit, gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe. Më shumë se tri të katërtat e vdekjeve kanë ndodhur në rrugën midis Turqisë dhe Greqisë. Njoftimi vjen një ditë pasi Roja Bregdetare turke ka bërë të ditur se 27 migrantë kanë vdekur, pasi anija e tyre është fundosur në Gjirin e Edremit, teksa përpiqej të arrinte ishullin grek Lesbos. Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë po ashtu se qysh nga 1 janari, 76 000 njerëz kanë arritur në Evropë përmes detit, që do të thotë afro 2 000 njerëz në ditë. Shumica e tyre ikin nga lufta dhe mizoria në Lindjen e Mesme. Evropa, vitin e kaluar, ka parë krizën më të madhe me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Vetëm në Gjermani, mbi 1 milion veta kanë kërkuar azil në vitin 2015.
Zvicër, IOM: Brenda një muaji, 409 migrantë kanë vdekur në Detin Mesdhe
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





