Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka firmosur disa lëvizje në radhët e drejtuesve të njësive vendore në disa qarqe. Kështu, zëvëndësdrejtori i Policisë së Shtetit në Qarkun e Elbasanit, Shkëlqim Pepkola, është transferuar në të njëjtën detyrë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Qarkun e Korçës. Në vend të Pepkolës, në Elbasan është emëruar zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit në Qarkun e Lezhës, Skënder Hita, ndërsa zëvëndësdrejtori i Policisë së Shtetit në Qarkun e Korçës, Gentian Shehaj, është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Qarkun e Durrësit.
Ilirjan Balla, nga zëvëndësdrejtor i Policisë së Shtetit në Qarkun e Vlorës emërohet në të njëjtën detyrë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Qarkun e Dibrës, ndërsa zëvëndësdrejtor i Policisë së Shtetit në Vlorë emërohet Artan Shkëmbi.
Lëvizje ka patur edhe në radhët e drejtuesve të Policisë Kufitare dhe Migracionit në disa qarqe.
Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, këto lëvizje janë në kuadër të përmirësimit të mëtejshëm të punës së Policisë së Shtetit.
Marrë nga Top Channel





