Ashtu siç e kishin paralajmëruar, përveç masave të sigurisë, asnjë seancë tjetër gjyqësore nuk u zhvillua këtë të hënë në Gjykatën e shkallës së parë në Durrës. 20 seancat e planifikuara për këtë ditë, u shtynë në një datë tjetër.
Avokatët deklaruan se nesër do të rifillojnë punën duke pritur vendimin e qeverisë për sigurimet shoqërore.
Avokatët protestojnë pasi i duket i padrejtë vendimi i qeverisë sa i takon ndryshimeve të ligjit “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, dhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të”.
K.H.





