Komisariati i Policisë së Shtetit, në Rrëshen, është përfshirë nga flakët e zjarrit. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, e cila ka publikuar disa fotografi në faqen e saj në Facebook, ku duket tymi që ka përfshirë godinën.

Në foto duket edhe një zjarrfikëse, e cila sapo ka mbërritur të shuar flakët, ndërkohë që nuk dihet nëse zjarri ka shkaktuar dëme ose jo.