Moti i mirë dhe me diell ka bërë që shumë njerëz t’i drejtohen bregdetit në Durrës, për të kaluar orët paradites dhe, pse jo, edhe për ndonjë drekë në lokalet e shumta, të cilat ofrojnë gatime me bazë peshkun dhe frutat e detit.
Automjetet e shumta, të cilat kanë ngadalësuar trafikun që nga Rruga “Skënderbeg” e deri tek Rruga “Taulantia”, tregojnë se një pjesë mirë e atyre që këtë të dielë kanë vendosur ta kalojnë të Durrës janë nga kryeqyteti dhe nga zonat e tjera të vendit. Ata nuk i ka penguar i fohti. Për sa kohë moti është i thatë dhe me diell, njerëzit nuk kanë dashur që këtë ditë pushimi ta kalojnë në monotoninë e shtëpisë.





