Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia zvicerane pasi është kapur me më shumë se 4 kilogramë kokainë në valixhen e tij të udhëtimit. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar që ishte nisur në San Paolo, Brazil, me destinacion përfundimtar Tiranën. Por, udhëtimi i tij është ndërprerë në Zvicër. Ai kishte zbritur në aeroportin e Zyrihut për të marrë avionin tjetër për në Tiranë, por gjatë kontrollit i është gjetur edhe lënda narkotike që e kishte fshehur në valixhe. Drogën e kishte fshehur në disa të brendshme femrash që i kishte marrë me vete nga Brazili. Lajmin e ka bërë publik policia e Zyrihut.
Zvicër, kapet me 4 kg drogë shqiptari që vinte nga Brazili
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA konfirmon për herë të parë se ka vendosur armë hapësinore në orbitë
Incident pranë territorit të NATO-s, avionët luftarakë rrëzojnë një dron mbi Lituani
Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut
Horoskopi ditor, e martë 15 shtator 2026





