Gjatë muajit janar, në Durrës, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në zbatim të Ligjit nr. 9636, datë 06.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar, ka ndërmarrë kontrolle të vazhdueshme në mjediset e mbyllura publike për të verifikuar kushtet e zbatimit të legjislacionit në fjalë, duke vendosur edhe pesë gjoba për shkeljet e konstatuara. Në bazë të ligjit, pronarët e lokaleve janë gjobitur me 300 mijë Lekë.
Sipas burimeve zyrtare të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, gjatë muajit të parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë vendosur 53 gjoba, tre prej të cilave kanë qenë kundër qytetarëve duhanpirës.





