Policia publikon pamjet e operacionit të forcave RENEA e të FNSH-së gjatë kontrollit të disa prej banesave dhe shoqërimin për t’u marrë në pyetje të personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e masakrës së Elbasanit, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Vetëm gjatë orëve të fundit, janë shoqëruar për verifikim 19 persona dhe janë kontrolluar 16 banesa e 13 automjete, të dyshuara si makina që mund të kenë përdorur autorët e krimit.

Nga atentati mbetën të vrarë Agron Çapja, Erdit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa të plagosur Ardian Zharri, Florenca Çapja, Arnold Capja, Fejzulla Capja, Ferdi e Luan Muça, Bujar Reshka dhe Erdis Sulku.