Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmë në “Opinion”, se një nga biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri i është vendosur gjobë nga një grup kriminal që zhvillon aktivitetin në Shqipëri.
Hoxha nuk ka bërë të ditur identitetin e biznesmenit të gjobitur, ndërkohë që këtë lajm e konfirmoi edhe deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht anëtari i Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, Arben Ristani.





