Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite, në Malësinë e Madhe. Autoambulanca e Spitalit të Koplikut ka përplasur 30-vjeçarin, me inicialet G. Rr. I riu është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën, dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve paraprake policore, autoambulanca ishte duke udhëtuar me shpejtësi. Automjeti drejtohej nga shoferi L. M. Policia e Shtetit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.