Nëse keni ndonjë pyetje për ambasadorin amerikan Donald Lu apo edhe për stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, tani mund t’i bëni ato edhe me video… dhe po me video do t’ju vijë edhe përgjigja. Ka qenë vetë ambasadori amerikan Lu, i cili sot, përmes një mesazhi videofonik, të postuar në kanalin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në YouTube, ka njoftuar këtë shërbim të ri.

Kujdes! Videoja nuk duhet të jetë më e gjatë se 20 sekonda. Ajo mund të dërgohet në faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Facebook, si mesazh privat, ose në Twitter, tek #AskAmbassadorLu.