Një grup i tregtarëve të tregut formal të rrobave të përdorura kanë dalë në një protestë para bashkisë së qytetit të Durrësit. Tregtarët kanë kërkuar nga bashkia që me mekanizmat e saj, të ndalojë personat që po shesin mallrat ë përdorur gjatë rrugëve, duke konkurruar tregtarët që paguajnë taksa. Ata janë shprehur se xhiroja ditore e mallrave të përdorura ka rënë në minimumin historik.

“Jo vetëm që populli nuk ble më as te gabi, por nuk po na lënë të punojmë edhe ambulantët që kanë pushtuar rrugët. Duam të hiqen ambulantët, se po na lënë pa punë fare”, janë shprehur tregtarët e gabit të Durrësit.

K.H.