Ministri i drejtësisë Ylli Manjani u ka bërë thirrje avokatëve që të mos braktisin detyrën e tyre, pas vendimit të marrë për të bërë një protestë më 8 shkurt, ditë ku edhe mund të pezullohen të gjitha seancat gjyqësore. Dje, Dhoma e Avokatisë vendosi për organizimin e një protestë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj pagave të referencës.
Ministri Manjani tha se avokatët nuk duhet të braktisin seancat gjyqësore, sidomos në ato ku do të jepet masa e sigurisë për persona të pandehur.





