Instituti i Hidrometeorologjisë, i cili parashikon situatën meteorologjike në portin e Durrësit, patjetër nuk do ta kishte parashikuar më keq se kaq parashikimin e të ardhmes së tij, në kohën kur u ndërtua rreth 15 vjet më parë.
Presupozohet që nëpër këto shkallë, specialistët meteorologë parashikojnë dhe vërejnë motin, shpejtësinë e erës, lagështinë e ajrit, rrymat detare, ajrore, gjithçka që u nevojitet anijeve të lundrimit që hyjnë e dalin nga porti i Durrësit e jo vetëm.
Por godina trekatëshe e observatorit në varësi të Akademisë së Shkencave, vetëm e tillë nuk është më. Që prej shkallëve të hekurta që nisin nga kati i parë në tarracën e katit të tretë, janë dëmtuar nga faktori kohë e lagështirë. Edhe pajisjet nuk dihet nëse janë të gjitha apo janë vjedhur nga ndonjë “dorë”, janë apo jo në funksion. Dritaret e zyrave janë të vjedhura, ndërsa dyert e zyrave gjithmonë të kyçura.
A mund ta parashikonte një fund të tillë, ky shërbim për ekzistencën e tij?
K.H.





