Kryeprokurori Adriatik Llalla ka folur sot publikisht për herë të parë pas arrestimit të ish-ministrit Spiro Ksera. “Në bazë të hetimeve u krijuan dyshime dhe u gjetën prova se ish-ministri Spiro Ksera dhe zyrtarë të tjerë kishin kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit,” – tha kryeprokurori Llalla, gjatë fjalës së mbajtur sot në analizën vjetore të punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ish-ministri Ksera u arrestua mbrëmjen e së premtes në fshatin e tij Derviçan. Në pranga u vunë edhe disa ish-zyrtarë të tjerë. Ata akuzohen për vjedhjen e 30 milionë lekëve.