Policia e shtetit ka bërë publike pamjet e kontrolleve që uniformat blu kanë ushtruar gjatë fundjavës. Filmimet janë kryer nga pilotimi i kamerave të trupit të efektivëve të policisë.
Kontrollet janë zhvilluar në akset kryesore rrugore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë. Në këtë kuadër, vetëm gjatë fundjavës që shkoi janë arrestuar dhe ndaluar 66 persona për vepra të ndryshme penale.
Gjatë këtij aksioni blitz, është arrestuar dhe 19-vjeçari Ervin Gjepali nga Shijaku, të cilit iu gjet në makinën tip Volkswagen Passat me targa AA 320 MJ, një pistoletë tip Berreta dhe 14 fishekë.
Në videon e mëposhtme, duke nisur nga sekonda 25, mund të shihni ndalimin e tij dhe momentin e konstatimit të armës në mjet.
S.L.





