Holanda do të kthejë mbrapsht të gjithë shqiptarët, të cilëve iu është refuzuar kërkesa e tyre për azil.
Lajmi është bërë i ditur dje nga ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë në Holandë, i cili tha se kjo marrëveshje mes Shqipërisë e shtetit holandez është arritur gjatë një vizite që një përfaqësi e Shërbimit për Riatdhesim ka bërë në Tiranë.
Në katër muajt e fundit më shumë se 750 shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil në Holandë. Për të gjithë vitin 2015, ka pasur një fluks prej më shumë se 1,000 azilkërkuesish shqiptarë. Por, asnjëri prej tyre nuk ka marrë leje qëndrimi.
Për transportimin e këtyre personave, qeveria holandeze do të angazhojë avionë të posaçëm.





