Policia dhe Prokuroria e Durrësit janë drejt zbardhjes së vrasjes së Gazmend Çollakut.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë identifikuar disa prej autorëve.
Mësohet se në orët e para të ditës së sotme është kryer një arrestim, në lidhje me vrasjen makabre të 34-vjeçarit. Por identiteti i të arrestuarit nuk bëhet ende i ditur.
Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit në Durrës dhe u gjet i vrarë me 4 plumba në kokë të nesërmen në mëngjes në fshatin Murqin.





