Pasi zhdëpi në dru nxënësin e klasës së shtatë dhe u shkarkua menjëherë nga puna, mësuesi nga Durrësi Flamur Pajo u ndalua dhe nga policia.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ndalimi i mësuesit 51-vjeçar u bë ditën e djeshme pasi “më datë 26.01.2016, gjatë zhvillimit të orës së mësimit, në shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi”, ka goditur me pëllëmbë dhe grushte nxënësin e klasës së 7-të, shtetasin A.H. 14 vjeç, banues në Durrës.”
Arsimtari i vjetër në këtë profesion, u shfaq në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku dhunonte 14-vjeçarin gjatë orës së mësimit.
Videoja shërbeu si bazë edhe për fillimin e procedimit penal ndaj tij, për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”.





