Një tjetër video skandaloze bëhet publike, ku shfaqet sërish dhuna që përdorin mësuesit në shkollë.
Faqja “Jeta osh qef” ka publikuar këtë fragment prej 12 sekondash, ku mësuesi po zhdëp në dru një nxënës të klasës së VII.
Sipas portalit, episodi i dhunës ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi” në Durrës, në klasën e VII C. Ndonëse nxënësi i lutet mësuesit që të ndalojë, ai nuk do t’ia dijë.
Identiteti i arsimtarit të dhunshëm nuk dihet ende.





