Një numër i madh ekspertësh paralajmërojnë që llambat kursyese duhet të përdoren sa më rrallë që të jetë e mundur dhe sa më larg nesh.

Bashkimi Evropian me direktivë kishte ndaluar prodhimin e llambave klasike për ndriçim, në këtë mënyrë duke detyruar që në tregun Evropian të prodhohen kryesisht llamba për kursim të energjisë (llamba me ndriçim të bardhë) edhe pse kishin informata se janë të dëmshme. Kursejnë energjinë, por jo edhe jetën tonë.

Disa hulumtues nga Berlini vërtetojnë se llambat më kursyese janë jashtëzakonisht të dëmshme. Këto llamba ndriçuese emitojnë fenol, naftalen dhe stilen, përbërës kancerogjenë, të cilët në ekspozim afatgjatë mund të jenë fatalë. Fenoli në organizmin tonë depërton nëpërmjet ajrit dhe në këtë mënyrë pengon punën e mushkërive dhe atë të zemrës, shkruan Femina.al.

Universiteti “Haifa” në Izrael, prej kohësh ka publikuar një studim sipas të cilit, llambat kursyese mund ta rrisin përqindjen e femrave të sëmura nga kanceri i gjirit, sepse në dallim nga ndriçimi klasik i verdhë, këto llamba ndriçuese emitojnë në një farë mënyre ndriçim ditor, që vjen deri te çrregullimi i prodhimit të hormonit melatonin në organizëm.

Gjithashtu, ka edhe paralajmërime se llambat e tilla shkaktojnë migrenë, kurse dermatologët kanë frikë në rritje të sëmundjeve të lëkurës. A nuk është absurde që në ambalazhin e një llambe prodhimi të qëndrojë paralajmërimi se pas përdorimit është e nevojshme të hidhet si mbeturinë toksike?

Llambat jo vetëm që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë, por, blerja e këtyre prodhimeve është edhe shumë më e shtrenjtë sesa e llambave klasike, komentojnë hulumtuesit nga Berlini. Llambat e tilla prodhojnë “smog elektrik”, duhet të përdoren kryesisht në hapësira të ventiluara mirë dhe sa më larg kokave tona, paralajmëron eksperti Andres Kirhen.