Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Rinasit, por pa lënë persona të plagosur.
Një automjet tip “Porsche Chayenne”, pas përplasjes me një shtyllë, ka dalë nga rruga dhe më pas ka shpërthyer në flakë për shkak të rrjedhjes së gazit.
Fotot nga vendngjarja janë publikuar nga faqja “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja pro Jetës”. Sipas faqes në fjalë, zjarrfikësja e parë që shkoi te vendi i aksidentit nuk dispononte shkumë për fikjen e zjarrit dhe u deshën disa minuta deri në mbërritjen e zjarrfikëses së dytë për shuarjen e flakëve. Por, gjatë kësaj kohe makina luksoze u shkrumbua totalisht.





