Mbi 300 objekte do të prishen nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit përgjatë aksit rrugor Durrës-Vlorë.

Operacioni për prishjen e këtyre objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme, pritet të zgjasë disa ditë.

IKMT-ja thotë se shembja e këtyre objekteve bëhet për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ato paraqesin për qarkullimin rrugor.