Policia e shtetit ka dhënë detajet e një operacioni ndërkombëtar që çoi në goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.
Gjatë një konference për media, drejtori i Krimit të Organizuar Ardian Çipa deklaroi se në pranga kanë rënë 17 shqiptarë, ku 5 janë arrestuar në Shqipëri, 11 në Itali dhe 1 në Sllovaki.
Nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete (Shqipëri, Itali, Sllovaki dhe Belgjikë) të këtij operacioni të koduar "Tempesta", ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë gjatë periudhës shtator 2014 – qershor 2015, është përfshirë në aktivitetin kriminal të shtytjes, favorizimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali.
Autoritetet e Milanos lëshuan 18 masa sigurimi arrest burg dhe një detyrim me paraqitje në ngarkim të personave të dyshuar.
Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion femra nga Europa Lindore dhe kryesisht nga Shqipëria në zonën e Milanos në Itali.
Arrestimet në Shqipëri
Edër DORZI, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë,
Dorian SINANI, 28 vjeç, arrestuar në Tiranë,
Julian LILA, 25 vjeç, arrestuar në Fier,
Ened BARE, 34 vjeç, arrestuar në Fier,
Silvjo (Eduart) NDREJAJ, 29 vjeç, arrestuar në Durrës.
Arrestimet në Itali dhe Sllovaki
Haxhi LAMÇAJ, 39 vjeç,
Griseld (Emiljano) MALAJ, 34 vjeç,
Armando (Denis) MEÇAJ, 29 vjeç,
Orgert OSMANI, 25 vjeç,
Izmir RIZAJ, 26 vjeç,
Artan NDREJAJ, 34 vjeç,
Indrit NDREJAJ, 28 vjeç,
Mark NDREJAJ, 33 vjeç,
Amarildo SALIHASI, 26 vjeç,
Lorenc SALIHASI, 23 vjeç,
Elvis ZIU, 34 vjeç,
Bledar MALAJ, 37 vjeç.
S.L.





