Një automjet i tipit BMW, me targa AA 260 DZ, me drejtues shtetasin Ridvan Allmeta, ka aksidentuar një punonjëse të Policisë Rrugore, shtetasen R. Sh., e cila ishte në shërbimin në momentin e aksidentimit. Sipas burimeve, punonjësja e Policisë Rrugore është dërguar për ndihmë mjekësore në spital me disa fraktura.
Policia e Shtetit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e plotë të aksidentit. Ai ndodhi në kilometrin 7 të autostradës Tiranë – Durrës.





