Përgjegjësi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Durrës, ka dhënë dorëheqjen, pasi pret të marrë mandatin e deputetit. Lëshimi i mandatit nga Blendi Klodi, deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, për shkak të emërimit në një post ministror, ka sjellë inicijimin e procedurave për plotësimin e vendit vakant, vend ky që do të takojë Jurgis Çyrbes.
Ky i fundit i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, në pritje të marrjes së mandatit të deputetit dhë kryerjes së betimit. Pas lëshimit të mandatit nga Klosi, Çyrbja ishte kandidati i radhës në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit.





