Tv Klan denoncon përmes një videoje sesi drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, gjatë orarit zyrtar të punës tërheq para nga bankomati dhe më pas shkon drejt e në kazino.

Publikimi i kësaj videoje nga televizioni Klan, vjen pas dhunës që Çuli ushtroi ndaj gazetarit të ABC News, Eni Shehut. Çuli e akuzoi Shehun se ishte i droguar dhe ngacmonte aktoret në skenë, ndërsa gazatari e paditi për shpifje.

Por ajo që vihet re në video, është se kalimtarët janë të veshur me rroba vere, ndërsa Klan e publikon videon vetëm pak ditë pas sherrit të ndodhur mes Shehut dhe Çulit. Ta ketë disponuar më parë tv në fjalë këtë video, apo thjesht e ka siguruar tani, kjo nuk dihet.

Por, për më tepër shihni videon e përgatitur nga Klan duke klikuar link-un: https://www.youtube.com/watch?v=jlyBZJVqKwc&feature=player_embedded