Një grup trafikantësh droge në Durrës, që shpërndanin heroinë në zona të ndryshme të qytetit, është shkatërruar nga policia e Durrësit, duke çuar në arrestimin e 4 personave dhe sekuestrimin e rreth 600 gramëve heroinë.
Si rezultat i një hetimi 3-mujor me metoda speciale, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve:
•Leonard Vangjeli 36 vjeç, banues në Durrës;
•Endrin Hoxha 30 vjeç, banues në Durrës;
•Idlir Topçiu 41 vjeç, banues në Durrës;
•Adriatik Beli 37 vjeç, banues në Durrës.
Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Kumini", gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e personave të arrestuar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë;
• një makinë tip Benz me targa AA 557 GE;
• një thikë profesionale;
• një peshore elektronike;
• shtatë aparate celularë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 4 të arrestuarit, janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
S.L.





