Lëvizja Vetëvendosje ka lajmëruar se nesër, më 23 janar, një tubim me qytetarë dhe të ftuar të tjerë do të mbahet në një prej mjediseve të brendshme të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë. Aty do të flasin Visar Ymeri, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish-lideri i saj dhe deputeti Albin Kurti.
Në këtë tubim do të diskutohet lidhur me situatën politike në Kosovë, problemet e aktualitetit dhe nismat në të ardhmen e afërt. Në këtë mënyrë, Lëvizja Vetëvendosje duket se ka vendosur të sqarojë edhe Tiranën për kauzën e opozitës kosovare.





