Protesta e radhës e opozitës kosovare do të organizohet më 17 shkurt, në ditën e shpalljes së pavarësisë. Liderët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës për Kosovës janë takuar, për të konkluduar lëvizjet e tyre të ardhshme politike.

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një deklarim për mediat, tha: “Nuk tolerojmë faljen e tokave tona, i japim ultimatum qeverisë që të dorëhiqet deri më 17 shkurt.

“Ne si opozitë e bashkuar kemi vendosur që më 17 shkurt të ftojmë protestën gjithëpopullore, të bashkohemi për dorëheqjen e kësaj qeverie e cila është shkelëse e Kushtetutës,” – ka thënë Fatmir Limaj, kryetari i Nismës për Kosovën.

Ndërkohë, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në konferencën e përbashkët për mediat, ka theksuar se protesta e qetë do të jetë dhe më madhështore se ajo e 9 janarit. “Ftojmë qytetarët që të na bashkohen,” – ka thënë Haradinaj.