Prokuroria e Fierit, pas dy muajsh hetime për deklaratat dhe akuzat e ngritura në media nga Dritan Zagani, ish-oficer i Policisë së Shtetit, ka vendosur të pushojë çështjen. Në vendimin për pushimin e çështjes thuhet se, gjatë hetimit ka rezultuar se pretendimet e Dritan Zaganit janë të pavërteta.
Mes të tjerave, në vendin thuhet se, për periudhën Nëntor 2013 – Maj 2014, shtetasit e Artan Habilaj, Florjan Habilaj dhe Moisi Habilaj nuk kanë qenë asnjëherë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit dhe as në Komisariatin e Policisë së Fierit.
Dritan Zagani, i cili ka shërbyer si officer në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit, në një intervistë të gjatë për mediat, ka pretenduar se trafikantë të lëndëve narkotike, me lidhje me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, kishin lidhje me Policinë e Shtetit.





