Në një intervistë për emisionin “Porta a Porta”, të kanalit televiziv Rai Uno, kryeministri italian Matteo Renzi, ndër të tjera, u ndal edhe tek zgjerimi i Bashkimit Evropian, ku theksoi vullnetin e Italisë për ta parë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota.

“Zgjerimi ishte një gjë shumë e mire, – tha kryeministri Italian Renzi. – Ndoshta duhej të shiheshin pak më me kujdes detajet e proçesit, por sot unë jam pro anëtarësimit të Shqipërisë. Në Ballkan do të shtohen vështirësitë nëse nuk ndërhyjmë në kohë. Miku im, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, na sjell gjithnjë në mendje se sa e rëndësishme është për ta të jenë pjesë e Europës.”