Visar Cakiqi, së bashku me të fejuarën e tij, pak para vitit të ri, ka nisur udhëtimin për në Siri, për t’iu bashkuar luftës e për t’u rreshtuar karshi grupit terrorist, ISIS.

Mirëpo, ata nuk kanë arritur në këtë destinacion. Janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë në aeroportin e Stambollit mes datave 28-29 dhjetor.

Të nesërmen, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, janë thyer mbrapsht në Prishtinë, duke i dorëzuar tek autoritetet kosovare. Cakiqi tashmë është në paraburgim, ndërsa e fejuara e tij po mbrohet në liri.

Ai është djali i një zyrtari në Qeverinë e Kosovës dhe njëherësh nënkryetarit të PDK-së në Podujevë, Ismet Cakiqi.