Në janar, arinjtë zakonisht janë në gjumë të thellë dimëror. Por, në fshatin Puset e Nikës në Han të Elezit, një ari i murrmë, është parë të enjten duke kaluar rrugën.

Një lexues ka dërguar për “Ekonomia Online” fotografitë, ku shihet kafsha e egër teksa kalon rrugën dhe futet në pyll.

“Është hera e parë që e shoh një ari në dimër… Çudi, ata duhet të jenë në gjumë në këtë kohë. Ndoshta ka qenë i uritur dhe ka dalë për të gjuajtur”, shprehet Suad Ballazhi.